Prodhimi i energjisë në Kinë u rrit me 3.1 për qind në prill
2024-05-19 13:56:41

foto nga CFP

foto nga CFP

Prodhimi i energjisë i ndërmarrjeve kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në Kinë u rrit me 3.1 për qind në baza vjetore në prill, treguan të dhënat zyrtare nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), cituar nga “Xinhua”.

Prodhimi total i energjisë i këtyre firmave arriti në 690.1 miliardë kilovat-orë muajin e kaluar.

Prodhimi i energjisë diellore u rrit me 21.4 për qind në baza vjetore, ndërsa ai për energjinë hidrike u rrit me 21 për qind.

Prodhimi i energjisë termike dhe energjisë bërthamore u rrit përkatësisht me 1.3 për qind dhe 5.9 për qind në baza vjetore. (Irma)