Kina do të ulë me 0.25 pikë përqindje normat e kredisë së fondeve individuale për strehim
2024-05-19 14:11:37

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina ul normat e kredisë së fondit të ofrimit të strehimit individual me 0.25 pikë përqindje, njoftoi Banka Qendrore, citon “Xinhua”.

Duke filluar nga 18 maji, norma e interesit të kredisë për shtëpi të parë që maturohet brenda ose në pesë vjet vendoset në 2.35 për qind, ndërsa norma mbi pesëvjeçare do të ulet në 2.85 për qind, bëri të ditur Banka Popullore e Kinës në faqen e saj të internetit.

Për blerjet e banesave të dyta, norma e interesit të kredive që maturohen brenda ose në pesë vjet nuk do të jetë më e ulët se 2.775 për qind, ndërsa norma mbi pesëvjeçare do të jetë jo më e ulët se 3.325 për qind.

Fondi i ofrimit të strehimit është një plan afatgjatë i kursimeve të strehimit i përbërë nga depozita të detyrueshme mujore si nga punëdhënësit ashtu edhe nga punonjësit. Ai mund të përdoret vetëm nga punonjësit për shpenzimet e shtëpisë. (Irma)