Kina pati rritje të udhëtimeve të pasagjerëve në rrugë ajrore në prill
2024-05-19 14:35:32

foto nga CFP

Aeroporti Daxing i Pekinit / foto nga CFP

Kina regjistroi më shumë se 55.95 milionë udhëtime të pasagjerëve ajrorë në prill, një rritje prej 10.6 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), citon “Xinhua”.

Qarkullimi total i transportit të sektorit të aviacionit civil arriti në 11.38 miliardë tonë kilometra muajin e kaluar, 21.6 për qind më shumë se një vit më parë dhe 8.3 për qind nga prilli 2019, tha në një konferencë shtypi Li Yong, një zyrtar i CAAC-së.

Rreth 684.000 tonë mallra dhe postë u transportuan me rrugë ajrore, 25,3 për qind më shumë në baza vjetore dhe 13.9 për qind më shumë nga prilli 2019.

Në mars, udhëtimet e pasagjerëve arritën në 54.73 milionë, duke u rritur 25.7 për qind në baza vjetore, ndërsa transporti i mallrave arriti në rreth 708.000 tonë, 28.2 për qind më shumë në baza vjetore. (Irma)