Prodhimi i gazit natyror në Kinë ruan rritje të qëndrueshme
2024-05-19 13:44:29

foto nga CFP

foto nga CFP

Prodhimi i gazit natyror në Kinë ka ruajtur një rritje të qëndrueshme në katër muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Zya Kombëtare e Statistikave (NBS), cituar nga “Xinhua”.

Vendi prodhoi 83 miliardë metra kub gaz natyror në periudhën janar-prill, 5 për qind më shumë se një vit më parë.

Importet e gazit natyror të Kinës gjithashtu shënuan rritje të shpejtë gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave të Statistikave, gati 43 milionë tonë gaz natyror u importua në katër muajt e parë të vitit, 20.7 për qind më shumë në baza vjetore.

Vetëm në prill, prodhimi i gazit natyror u rrit me 3.2 për qind në baza vjetore në 19.8 miliardë metra kub. (Irma)