Covid-19 rrit rrezikun kardiovaskular edhe në vitet më pas
2024-05-19 15:04:15

Covidi-zemra (Foto Atsh)

Covidi-zemra (Foto Atsh)

Rritja e rrezikut kardiovaskular te pacientët që kanë kaluar Covid-19 mund të zgjatet me vite dhe mos të kufizohet në fazën akute të infeksionit, sipas një studimi nga spitali “San Raffaele” në Romë në bashkëpunim me Universitetin La Sapienza dhe Universitetin e Napolit “Federico II”, shkruan “ATSH”.

Studime të shumta të mëparshme kanë treguar, në një numër të kufizuar subjektesh të shtruar në spital, se infeksioni SarsCoV2 është shumë shpesh i lidhur me zhvillimin e ngjarjeve kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare.

“Rëndësia e punës aktuale qëndron në faktin se ajo ekzaminon një popullsi të madhe reale që përfshin subjekte nga një bazë të dhënash e mjekëve të përgjithshëm të Autoritetit Shëndetësor Lokal 1 të Napolit të ndjekur për 3 vjet, gjatë pandemisë në periudhën 2020-22, dhe krahasuar me një popullsi para pandemisë të nxjerrë nga e njëjta bazë të dhënash në 2017-19”, shpjegojnë studiuesit.

Kjo është një popullsi prej rreth 229 mijë pacientësh, duke përfshirë rreth 32 mijë subjekte që kanë pasur një diagnozë molekulare të Covid-19.

Rezultatet treguan se grupi i infektuar me virusin Covid-19 kishte afërsisht dyfishin e rasteve të infarktit të miokardit, goditjes cerebrale, dështimit të zemrës, fibrilimit atrial dhe mioperikarditit. (Irma)