Prodhimi industrial i Kinës u rrit me 6.7 për qind në prill
2024-05-19 13:46:37

foto nga CFP

foto nga CFP

Prodhimi industrial i Kinës me vlerë të shtuar, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 6.7 për qind në baza vjetore në prill, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), cituar nga “Xinhua”.

Rritja u përshpejtua me 2.2 pikë përqindje nga marsi, deklaroi zëdhënësja e NBS-së, Liu Aihua, në një konferencë për shtyp.

Në bazë mujore, prodhimi industrial u rrit me 0.97 për qind në prill nga muaji i kaluar.

Nga janari në prill, prodhimi industrial u rrit me 6.3 për qind në baza vjetore, 0.2 pikë përqindje më i lartë se ai nga janari në mars.

Prodhimi industrial përdoret për të matur aktivitetin e ndërmarrjeve secila me një qarkullim kryesor vjetor të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.82 milionë dollarë amerikanë). (Irma)