Përdorimi i energjisë në Kinë u rrit me 7 për qind në prill
2024-05-19 14:30:35

foto nga CFP

foto nga CFP

Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një barometër kyç i aktivitetit ekonomik, regjistroi një rritje të fuqishme në prill 2024, me 7 për qind në baza vjetore në 741.2 miliardë kilovat-orë, njoftoi Administrata Kombëtare e Energjisë, citon “Xinhua”.

Energjia e konsumuar nga industritë parësore dhe dytësore u rrit përkatësisht me 10.5 për qind dhe 6.2 për qind në baza vjetore.

Energjia e përdorur nga sektori terciar u rrit me 10.8 për qind.

Përdorimi i energjisë për banesa në Kinë në prill regjistroi një rritje prej 5.9 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në katër muajt e parë të vitit, përdorimi i energjisë në vend u rrit me 9 për qind në afro 3.08 trilionë kilovat-orë. (Irma)