Eksperti: Lidhjet ekonomike Gjermani-Kinë nuk janë rrugë me një drejtim
2024-05-19 14:06:24

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

“Ndërsa investimet kineze po shtojnë ritmin në vendet europiane, përfshirë Gjermaninë, nuk ka kuptim të jetë një rrugë me një drejtim, ndaj dhe investimi gjerman po shkon drejt Kinës”,- deklaroi Walter Doering, iniciator dhe bashkorganizator i Samitit të Liderëve të Tregut Botëror, më i madhi i këtij lloji që mbledh liderë biznesi dhe konsulentë në rajonin gjermanishtfolës.

Sipas tij, duke investuar në Kinë, liderët e tregut të Gjermanisë mund të prodhojnë dhe shesin produktet e tyre drejtpërdrejt në tregun kinez, duke forcuar dhe zgjeruar pjesën e tyre të tregut dhe duke gjetur partnerë të rinj, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të bëhen të njohura dhe të rriten.

foto nga Xinhua

“Kina është një treg që nuk mund të anashkalohet”,- tha ish-ministri i Ekonomisë i shtetit gjerman të Baden-Wurttemberg.

Forumi dyditor i Kampionëve të Fshehur Kinë-Gjermani (Kinë-Europë) 2024 u mbajt në Pekin në fillim të javës, ku morën pjesë qindra liderë biznesi nga Gjermania dhe Kina. Sipas tij, ai ishte ideal për pjesëmarrësit gjermanë të cilët dëshirojnë të dinë më shumë rreth Kinës dhe të kërkojnë mundësi të reja biznesi.

Doering vuri në dukje se kompanitë gjermane dhe kineze që investojnë në vendet e njëra-tjetrës përballen me barriera gjuhësore dhe kulturore dhe dallime të politikave në fusha të ndryshme si përqasjet e investimeve dhe sistemet ligjore. Masat e marra nga Kina për të nxitur më tej shkëmbimet me Europën, si politika e njëanshme pa viza për disa vende europiane, heqja e të gjitha kufizimeve për aksesin e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit, janë sigurisht shumë të dobishme dhe do të lehtësojnë bashkëpunimin, tha ai. (Irma)

foto nga Xinhua