Investimi i aseteve fikse në Kinë u rrit me 4.2 për qind në katër muajt e parë të vitit
2024-05-19 13:49:16

foto nga CFP

foto nga CFP

Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS) bëri të ditur se investimi i aseteve fikse në Kinë u rrit me 4.2 për qind në baza vjetore në katër muajt e parë të vitit, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, sipas Statistikave, investimi arriti në 14.34 trilionë juanë (rreth 2.02 trilionë dollarë amerikanë).

Investimet në ndërtimin e infrastrukturës u rritën me 6 për qind nga një vit më parë dhe investimet në prodhim u rritën me 9.7 për qind gjatë kësaj periudhe. Ndërsa investimet në zhvillimin e pronave ranë 9.8 për qind në baza vjetore gjatë periudhës janar-prill.

Duke përjashtuar investimin për zhvillimin e pronave, investimi i aktiveve fikse të vendit u rrit me 8.9 për qind gjatë katër muajve të parë të vitit. (Irma)