Muzetë në Kinë patën vizita rekord në vitin 2023
2024-05-19 14:14:55

foto nga CFP

Muzeu i Kulturës Wu në qytetin Suzhou të Kinës Lindore / foto nga CFP

Muzetë në Kinë regjistruan 1.29 miliardë vizita në vitin 2023, duke vendosur një rekord të ri, bëri të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit, citon “Xinhua”.

Rritja e frekuentimit të muzeve nënvizoi një entuziazëm në rritje për turizmin kulturor në Kinë, i cili përmban integrimin e udhëtimit me elementët kulturorë dhe arsimorë.

Numri i pikave piktoreske me temë tradicionale të kulturës është rritur nga 2064 në vitin 2012 në mbi 4000 në 2023-shin, me një normë rritjeje vjetore prej 8 për qind.

Midis 2012 dhe 2023, numri i zonave të akredituara nga qeveria kushtuar trashëgimisë revolucionare është rritur me një mesatare vjetore 19.52 për qind, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 13.08 për qind në pritjen e vizitorëve.

Vitet e kaluara kanë dëshmuar gjithashtu një sinergji më të gjerë midis turizmit dhe sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë industrinë, sportin dhe performancën e artit, me ngritjen e mbi 200 bazave të demonstrimit turistik ndërsektorial, sipas ministrisë. (Irma)