Ligatina e deltës së Lumit të Verdhë në provincën Shandong / foto nga CFP
Departamenti i Ekologjisë dhe Mjedisit i provincës Shandong të Kinës lindore publikoi të enjten një libër të bardhë mbi ruajtjen e biodiversitetit në deltën e Lumit të Verdhë, duke shfaqur konceptin dhe praktikat e ruajtjes së biodiversitetit në rajon, shkruan “Xinhua”.
Sipas dokumentit, Shandong ka krijuar një sistem të mbrojtjes dhe qeverisjes së biodiversitetit përmes përpjekjeve të koordinuara të departamenteve të ndryshme qeveritare.
Vitin e kaluar, Shandong prezantoi rregulloret e para të vendit për mbrojtjen e biodiversitetit në nivel provincial për zonat tokësore dhe detare.
Provinca ka iniciuar ndërtimin e fushave kampione për punë afatgjatë të hetimit dhe monitorimit.
Deri më tani, 527 fusha të tilla janë krijuar në të 136 qarqet e provincës, duke mbuluar shtatë lloje ekologjike: pyje, kullota, oqeane, ligatinat, trupat ujorë, tokat bujqësore dhe zonat urbane dhe rurale. (Irma)
Ligatina e deltës së Lumit të Verdhë në provincën Shandong / foto nga CFP
Ligatina e deltës së Lumit të Verdhë në provincën Shandong / foto nga CFP