Shitjet me pakicë të Kinës u rritën me 4.1 për qind në katër muajt e parë të vitit
2024-05-18 17:36:50

foto nga CFP

foto nga CFP

Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë, një tregues kryesor i fuqisë së konsumit të vendit, u rritën me 4.1 për qind në baza vjetore në katër muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare cituar nga “Xinhua”.

Shitjet me pakicë në rajonet urbane të vendit u rritën 4 për qind në baza vjetore gjatë kësaj periudhe, ndërsa në zonat rurale u rritën me 4.8 për qind, sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Shitjet me pakicë online u rritën me 11.5 për qind në baza vjetore në periudhën janar-prill, ku shitjet me pakicë online të mallrave fizike u rritën me 11.1 për qind dhe përbënin 23.9 për qind të totalit të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit.

Vetëm në prill, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u rritën me 2.3 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave. (Irma)