Ministria e Jashtme kineze dhe qeveria e SAR Makao zhvilluan simpoziumin mbi çështjet e jashtme ligjore
2024-05-18 17:12:34

foto nga

foto nga Xinhua

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës dhe qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR) mbajtën së bashku të premten një simpozium mbi çështjet e jashtme ligjore, duke kërkuar mundësi të reja për zhvillim dhe shkëmbim ligjor, shkruan “Xinhua”.

Në simpoziumin me temë “Arritje të reja, mundësi të reja, veprime të reja: Përkujtim i 25-vjetorit të kthimit të Makaos në atdhe” morën pjesë rreth 370 zyrtarë, studiues, studentë dhe përfaqësues të shoqatave.

“Puna e mirë në çështjet e jashtme ligjore të SAR Makaos është e rëndësishme për ndërtimin e shtetit ligjor të lidhur me jashtë dhe thelbësore për qeverisjen e bazuar në ligj të Makaos. Kjo është e rëndësishme për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të “një shteti, dy sistemeve” dhe stabilitetin afatgjatë të SAR Makaso”,- deklaroi Miao Deyu, ndihmësministër i Punëve të Jashtme të Kinës.

Zv.sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Ligjore dhe Këshilltari Ligjor i OKB-së, Miguel de Serpa Soares, deklaroi në një lidhje video se Deklarata e Përbashkët Kino-Portugeze dhe zbatimi i saj pasues kanë treguar qartë se si vendet mund të zhvillojnë negociata paqësore me mjete të tilla si ligji ndërkombëtar dhe ofroi opsione novatore dhe pragmatike për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme komplekse dhe historike.

Cheong Weng Chon, sekretari për Administratën dhe Drejtësinë i qeverisë së SAR Makaos, theksoi se SAR-i do të ruajë me vendosmëri sigurinë kombëtare dhe do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe shoqërisë së Makaos. Përveç kësaj, sipas tij, SAR Makao do të përdorë avantazhet e tij për t'i shërbyer më mirë zhvillimit të përgjithshëm të vendit dhe për të kryer shkëmbime dhe bashkëpunim me vendet e huaja në mënyrë shumëkanale. (Irma)