CMG: Marrëdhëniet e mira midis Kinës dhe Rusisë, një pasqyrim i botës së trazuar
2024-05-18 19:07:53

foto nga CFP

foto nga CFP

Gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Kinë, udhëheqësit e të dy vendeve përmblodhën në mënyrë gjithëpërfshirëse përvojën e suksesshme gjatë 75 vjetëve, pas vendosjessë marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Rusisë. Ata shkëmbyen thellësishtmendime mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për çështjet e mëdha ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët. Hartuan bashkërisht një plan të ri bashkëpunimidypalësh. Kina dhe Rusia lëshuan një deklaratë të përbashkët dhe nënshkruan disa dokumenta bashkëpunimi, duke injektuar dinamikë të re në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Marrëdhëniet kino-ruse janë të veçanta në botën e sotme, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull.

Kina dhe Rusia i përmbahen parimit të “mosangazhimit, moskundërvënies dhe  mosdrejtimit kundër ndonjë pale të tretë", duke tejkaluar aleancën ushtarako-politike të epokës së Luftës së Ftohtë.

Kjo shërben si shembull i tipit të ri të marrëdhënieve për komunitetin ndërkombëtar, ndaj ka sjellë stabilitet të çmuar,në një botë plot ndryshime e trazira.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Që prej vitit 2013, krerët e dy vendeve janë takuar më shumë se 40 herë. Nën drejtimin strategjik të udhëheqësve, marrëdhëniet dypalëshe janë arritur në nivelin më të lartë historik.

Cili është çelësi i suksesit të bashkëpunimit Kinë-Rusi në këtë rrugë?

"Duhet të zhvillojmë gjithmonë pesë parimet e ekzistencëssë përbashkët paqësore; të respektojmë njëri-tjetrin, t'i besojmë njëri-tjetrit, të kujdesemi për shqetësimet e njëri-tjetrit dhe të japim ndihmat e vërteta reciproke për zhvillimin dhe rigjallërimin e palës tjetër". Kjo është mënyra e drejtë e trajtimit të mirë reciprok midis Kinës dhe Rusisë, e përgjithësuar nga presidenti Xi.

Kur udhëheqësit e të dy vendeve morën pjesë bashkërisht në një konferencë shtypi, Presidenti Xi shpjegoi arsyen e arritjeve të shquara në marrëdhëniet Kinë-Rusi me "pesë parimet" , të cilat patën jehonë të gjerë në Rusi.

foto nga CFP

Ekspozita e 8-të Kinë-Rusi / foto nga CFP

Këto përvoja që shfaqin mençurinë historike, kanë shënjuar kursin e përparimit të marrëdhënieve Kinë-Rusi. Gjithashtukanë sjellë iluminim të thellë në botën e trazuar, komentoi CMG-ja.

Duke i hedhur një sy historisë, mënyra se si fuqitë e mëdha shkojnë mirë me njëra-tjetrën, ka qenë gjithmonë një problem i vështirë.

Aktualisht, disa vende perëndimore këmbëngulin për nxitjen e "konkurrencës midis vendeve të mëdha" dhe përçarjen e kundërvënien në botë. Në këto rrethana, zhvillimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve Kinë-Rusi tregon se fuqitë e mëdha mund të gjejnë mënyrën e duhur për të shkuar mirë dhe për t’i sjellë botës zhvillim, bashkëpunim dhe siguri, falë marrëdhënieve të forta dypalëshe, përfundoi komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Elona)