Kinë, laborator i inteligjencës artificiale për teknologjinë e lidhur me aftësinë e kufizuar
2024-05-18 17:20:57

foto nga CFP

foto nga CFP

Federata e Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës dhe “iFlytek”, një nga kompanitë kryesore kineze të inteligjencës, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës lindore, për të ndërtuar një laborator të përbashkët të inteligjencës artificiale të përgjithshme për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, shkruan “Xinhua”.

Sipas marrëveshjes, laboratori do të zhvillojë në mënyrë aktive komponentët e ndërveprimit njeri-kompjuter dhe pajisje ndihmëse rehabilituese inteligjente për personat me aftësi të kufizuara, do të kryejë kërkime me shumë kategori për ndihmën inteligjente për personat me aftësi të kufizuara dhe do të ndërtojë skenarë aplikimi për nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

“Shkenca dhe teknologjia janë një mbështetje e rëndësishme për krijimin e një jete më të mirë për personat me aftësi të kufizuara dhe promovimin e zhvillimit cilësor të kësaj kategorie njerëzish”,- deklaroi Zhou Changkui, kryetar i Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë të Federatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës.

Të dielën shënohet Dita e 34-të Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Irma)