Panair për Ekonominë dhe Tregtinë në Kinën lindore
2024-05-18 16:46:45

foto nga CMG

foto nga CMG

Panairi i 26-të “Cross-Strait” për Ekonominë dhe Tregtinë nisi të enjten në Fuzhou, kryeqendra e provincës Fujian të Kinës lindore, me synimin për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimin përgjatë ngushticës së Tajvanit.

Ekonomia e pjesës kontinentale ka vazhduar të rimëkëmbet, duke treguar vitalitet të madh inovacioni dhe perspektiva të shkëlqyera, shkruan “Xinhua”.

“Ajo është plotësisht e aftë të ofrojë shtysë të forcuar për promovimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet ngushticave dhe të hapë hapësirë më të gjerë për zhvillim”,- deklaroi Song Tao, kreu i Zyrës së Punës në Tajvan të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.

Më shumë se 50 grupe biznesi dhe 1000 njerëz nga të gjitha sferat e jetës në Tajvan do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë panairit katërditor, i cili njihet si një mbledhje gjithëpërfshirëse e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar ndër ngushticat pas 30 vitesh zhvillimi. (Irma)