Kina do të japë një fond prej 42 miliardë dollarësh si subvencion qeveritar për banesat
2024-05-17 20:28:01

Foto:VCG

Foto:VCG

Banka Qendrore e Kinës njoftoi të premten se do të krijojë një strukturë huadhënëse prej 300 miliardë juanësh (rreth 42.25 miliardë dollarë), për të mbështetur projektin e banesave me subvencione qeveritare.

Inkurajohen ndërmarrjet lokale shtetërore, të përdorin fondet për të blerë banesa tregtare me çmime të arsyeshme, që kanë përfunduar ndërtimin, tha në një konferencë shtypi Tao Ling, një zyrtare e Bankës Popullore e Kinës (Bankë Qendrore e Kinës). Ajo shtoi se këto banesa do të përdoren më pas, për të ofruar strehim të përballueshëm.(Zhang Yan/Elona)