Ministria e Jashtme e Kinës informon mediat për vizitën shtetërore të Putinit
2024-05-17 20:25:34

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme informoi mediat të premten, për vizitën shtetërore të presidentit rus Vladimir Putin në Kinë, vizita e tij e parë jashtë vendit gjatë mandatit të ri presidencial, pas betimit në fillim të muajit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Rusisë. Liu Bin, Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe të Azisë Qendrore në Ministrinë e Jashtme kineze, u tha gazetarëve se krerët e dy shteteve zhvilluan bisedime "të sinqerta, miqësore dhe informuese". 

Gjatë vizitës, të dy presidentët nënshkruan dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët, për thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkërendimit për një epokë të re, në kuadrin e 75-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, si dhe dëshmuan së bashku nënshkrimin e më shumë se 10 dokumenteve të rëndësishme të bashkëpunimit.

Sipas tij, Xi parashtroi pesë parime, gjatë bisedimeve të tij me Putinin, për të cilat të dyja vendet janë të përkushtuara, "Këto pesë parime, përkatësisht respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi me leverdi ndërsjellë, miqësia e qëndrueshme, koordinimi strategjik dhe synimi i barazisë e drejtësisë, nuk janë vetëm një përmbledhje e përvojës historike të marrëdhënieve Kinë-Rusi, por edhe një kuptim i saktë i situatës aktuale ndërkombëtare dhe fazën e marrëdhënieve dypalëshe", shpjegoi drejtori.

Për sa i përket këmbënguljes në synimin e barazisë e drejtësisë, është një parim për të cilin të dyja palët janë të përkushtuara si qëllim i marrëdhënieve dhe të përkushtuara ndaj zgjidhjes politike të problemeve të nxehta. Kina dhe Rusia bien dakord që çështja e Palestinës duhet të zgjidhet në bazë të dy shteteve, ndërsa, zgjidhja politike është rruga e duhur për të përfunduar krizën në Ukrainë.

Kina do të vazhdojë të promovojë bisedimet e paqes. Bashkë me komunitetin ndërkombëtar, do të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të çështjeve të nxehta, shtoi zyrtari. (Zhang Yan/Elona)