Kina harton detyrat kryesore në digjitalizimin e fshatit
2024-05-17 15:47:58

CFP

CFP

Autoritetet kineze kanë publikuar një udhëzues që parashtron 28 detyra kryesore për ndërtimin e një fshati digjital në vitin 2024. Dokumenti thekson përdorimin e teknologjisë së informacionit për të nxitur modernizimin e bujqësisë dhe zonave rurale dhe thekson promovimin e bujqësisë efikase dhe me cilësi të lartë, duke i bërë zonat rurale më të jetueshme me kushte më të mira pune dhe duke rritur standardet e jetesës së fermerëve, shkruan “Xinhua”.

Të ndara në nëntë pjesë, detyrat kryesore përqendrohen në fusha specifike, si lehtësimi i bujqësisë digjitale, stimulimi i vitalitetit të ekonomisë digjitale në qarqe, gjallërimi i kulturës digjitale në zonat rurale dhe përmirësimi i sistemit të qeverisjes digjitale në zonat rurale.

Po ashtu, janë përcaktuar një sërë objektivash. Deri në fund të vitit 2024, mbulimi me internet në zonat rurale pritet të rritet me 2 pikë përqindje dhe shitjet me pakicë në internet të produkteve bujqësore përmes platformave të tregtisë elektronike pritet të kalojnë 630 miliardë juanë (88.67 miliardë dollarë amerikanë).

CFP

CFP

Dokumenti u publikua bashkërisht nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. (Elona)