Kina nxit Shtetet e Bashkuara të ndalojnë veprimet e rrezikshme që rrisin tensionet rajonale
2024-05-17 19:25:32

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Koloneli Zhang Xiaogang, në një konferencë shtypi në Pekin, 17 maj 2024(Foto:CMG)

“Ne nxisim palën amerikane të shohë shqetësimet e vendeve rajonale për sigurinë, dhe të ndalojë veprimet e rrezikshme që krijojnë tensione rajonale”, u shpreh të premten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Koloneli Zhang Xiaogang, në një konferencë shtypi në Pekin.

Ai i bëri deklaratat në përgjigje të pyetjes së gazetarit, nëse kishte komente për njoftimet mediatike, sipas të cilave ushtria amerikane transportoi sistemin Typhon që lëshon raketa lundrimi Tomahawk në Filipine, për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake, ndaj si reagim avionët bombarduese të tipit H-6K të Kinës u nisën ditët e fundit nga Guma Yongshu në Detin e Kinës Jugore.

Zëdhënësi tha se vendosja nga SHBA-ja e raketave me rreze të mesme në Filipine, ka dëmtuar seriozisht sigurinë strategjike të Kinës, sigurinë kombëtare të vendeve rajonale, si edhe ka prishur rëndë paqen e qëndrueshmërinë e rajonit. Për këtë, pala kineze ka shprehur shumë herë kundërshtime të fortë.

Vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr vazhdimisht nga marrëveshjet e kontrollit të armëve. Kjo gjë që ka sabotuar sistemin e traktateve ndërkombëtare duke goditur sigurinë dhe qëndrueshmërinë strategjike globale. 

“Disa shtete, si mjete në shërbim të interesave hegjemonizuese, ndihmojnë në dislokimin e armëve sulmuese strategjike me ngjyrën e Luftës së Ftohtë. Kjo vetëm do të shtojë rreziqet e sigurisë së tyre. I bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të marrin në konsideratë në mënyrë të drejtë, shqetësimet e sigurisë të vendeve të rajonit dhe të ndalojnë veprimet e rrezikshme që rrisin tensionet rajonale. Kina do të marrë masa të vendosura dhe efektive për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare. (Zhang Yan/Elona)