Publikohet raporti mbi biodiversitetin e Deltës së Lumit të Verdhë
2024-05-17 20:03:32

Foto: Lejlekë sqepzinj në Deltën e Lumit të Verdhë, Qyteti Dongying, Provinca Shandong, Kina lindore, 13 shkurt 2024. /CFP

Lejlekë sqepzinj në Deltën e Lumit të Verdhë, Qyteti Dongying, Provinca Shandong, Kina Lindore, 13 shkurt 2024. (Foto:CFP)

Departamenti i ekologjisë dhe mjedisit i Provincës Shandong të Kinës Lindore publikoi të enjten një raport mbi ruajtjen e biodiversitetit në deltën e Lumit të Verdhë, duke shfaqur konceptin dhe praktikat e ruajtjes së biodiversitetit në rajon.

Sipas këtij raporti, Shandong ka krijuar një sistem të mbrojtjes dhe qeverisjes së biodiversitetit, përmes përpjekjeve të koordinuara të departamenteve të ndryshme qeveritare.

Vitin e kaluar, Shandong prezantoi rregulloret e para të vendit, për mbrojtjen e biodiversitetit në nivel provincial, për zonat tokësore dhe detare. 

Foto:CFP

Zogj në Deltën e Lumit të Verdhë, Qyteti Dongying, Provinca Shandong, Kina Lindore, 13 shkurt 2024(Foto:CFP)

Shandong ka nisur ndërtimin e fushave kampione për punë kërkimore hetimi dhe monitorimi. Deri më tani, 527 fusha të tilla janë krijuar në të 136 qarqet e provincës, duke mbuluar shtatë lloje ekologjike: pyje, kullota, oqeane, ligatinat, trupat ujorë, tokat bujqësore dhe zonat urbane dhe rurale.(Elona)