Li Qiang: Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Rusinë për zhvillim të përbashkët
2024-05-17 11:59:35

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe për të nxitur zhvillimin e përbashkët të dy vendeve, duke sjellë më shumë përfitime për të dy popujt dhe duke dhënë kontribut në krijimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit. Kështu u shpreh të enjten në Pekin kryeministri kinez Li Qiang në një takim që pati me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore.


Kreu i qeverisë kineze theksoi që, vitet e fundit, Kina dhe Rusia, duke ndjekur parimet e moskrijimit të aleancave, të moskonfrontimit dhe të mosshënjestrimit të ndonjë pale të tretë, i kanë zhvilluar më tej marrëveshjet dypalëshe dhe e kanë çuar përpara në mënyrë të qëndrueshme bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme.


Foto nga CMG

Foto nga CMG

Putini, nga ana e tij, u shpreh që marrëdhëniet ruso-kineze bazohen në barazinë e ndërsjellë dhe përfitimet e përbashkëta dhe janë në përputhje me interesat e të dy vendeve e të popujve të tyre.


Foto nga CMG

Foto nga VCG

Duke vlerësuar që marrëdhëniet dypalëshe janë në nivelin më të lartë, ai u angazhua për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fusha si tregtia, energjetika, bujqësia e infrastruktura, për zhvillimin e mbarë të Viteve të Kulturës Rusi-Kinë dhe për thellimin e shkëmbimeve njerëzore, duke nxitur hyrjen në një fazë të re të partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkërendimit për një epokë të re ndërmjet të dy vendeve. (Jiang Lei)