Koalicioni i ri qeveritar në Holandë propozon rregulla të ashpra kundër azilit
2024-05-17 13:05:35

Foto nga VCG

Koalicioni i ri qeveritar i sapokrijuar në Holandë ka propozuar rregullat më të ashpra që kanë ekzistuar ndonjëherë në vend për sa i përket të politikës së azilit, duke u shkëputur nga rregullat e Bashkimit Europian. 

Në marrëveshje, katër partitë e qeverisë së re kanë rënë dakord për një paketë gjithëpërfshirëse për kontrollin e emigracionit, shkruan “RTSH”.

Në dokument thuhet se do t’i dërgojnë sa më shpejt të jetë e mundur Komisionit Europian një kërkesë për shkëputjen nga politika europiane e azilit. 

Sipas marrëveshjes, ata që nuk kanë leje të vlefshme për të qëndruar në Holandë, do të depërtohen, edhe përmes forcës, nëse do të jetë e nevojshme.

Partitë ende nuk kanë rënë dakord se kush do të jetë kryeministri i ekonomisë së pestë më të madhe të BE-së, ndërkohë që është caktuar një nëpunës civil për mbikëqyrjen e krijimit të kabinetit qeveritar, por ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër.  (Elona)