Përdorimi i teknologjisë nga gjykatat i bën shërbimet ligjore më të aksesueshme
2024-05-17 17:43:30

CFP

CFP

Falë teknologjive të ndryshme të përdorura gjerësisht në gjykata dhe punën gjyqësore, individët dhe departamentet mund të kenë akses dhe të gëzojnë shërbime më të mira ligjore në Kinë, thuhet në raportin mbi zhvillimin e informatizimit të gjykatave kineze, i publikuar nga Instituti i Drejtësisë i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, shkruan “China Daily”.

Aplikimi i informacionit dhe teknologjive dixhitale, duke përfshirë inteligjencën artificiale, 5G, të dhënat e mëdha dhe “blockchain” në gjykata ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e drejtësisë, përmirësimin e efikasitetit gjyqësor dhe mbështetjen e modernizimit, thuhet në raport.

Sipas raportit, shumë gjykata në mbarë vendin kanë vendosur shërbime ligjore, të tilla si regjistrimi i çështjeve, ndërmjetësimi paraprak dhe pagesa në internet, për të ndihmuar palët ndërgjyqëse dhe avokatët e tyre të kursejnë kohë dhe kosto.

Nga të dhënave vihet re se deri në fund të vitit të kaluar, më shumë se 100.000 institute dhe 410.000 ndërmjetës i janë bashkuar një platforme në internet të krijuar nga Gjykata e Lartë Popullore, duke ndihmuar me sukses në zgjidhjen e rreth 12.04 milionë mosmarrëveshjeve civile dhe administrative përmes ndërmjetësimit.

CFP

CFP

Ndërkohë, më shumë se 77 për qind e avokatëve praktikantë në të gjithë vendin janë regjistruar në një tjetër platformë online, për t'u marrë me çështje të lidhura me leximin e materialeve ligjore dhe kontaktimin me gjyqtarët.

Duke bërë thirrje për përqafimin e zhvillimit të shpejtë të teknologjive, raporti thekson se gjykatat kineze duhet të vazhdojnë të thellojnë aplikimin teknologjik në punë, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat ligjore në rritje të njerëzve dhe të përmirësojnë aftësitë gjyqësore. (Elona)