Kopshtet jofitimprurëse u shërbejnë mbi 90 për qind të parashkollorëve kinezë
2024-05-17 17:17:38

CFP

CFP

Kopshtet jofitimprurëse në Kinë, duke përfshirë kopshtet publike dhe private jofitimprurëse, u shërbejnë tani 90.8 për qind të fëmijëve të regjistruar të vendit, bëri të ditur Ministria e Arsimit.

Në fund të vitit 2023, numri i kopshteve në mbarë vendin kishte arritur në 274.000, ku 86 për qind, ose 236.000 prej tyre, ishin kopshte publike dhe private jofitimprurëse të përballueshme, treguan të dhënat e ministrisë, cituar nga “Xinhua”.

Për më tepër, statistikat nënvizuan zhvillime pozitive për sa i përket personelit të kopshteve, me përmirësimin e raportit nxënës-mësues nga 23.4 me 1 në vitin 2013 në 13.3 me 1 në 2023-shin.

CFP

CFP

Ministria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar aksesin e publikut në arsimin parashkollor të përballueshëm me fokus në forcimin e zhvillimit të kopshteve, kryesisht publike dhe private jofitimprurëse, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane, tha në një deklaratë një zyrtar i lartë i ministrisë. (Elona)