Kina bën përparim në trajtimin e ndotjes në lumin Yangtze
2024-05-17 10:36:52

CFP

CFP

Kina ka bërë përparim në avancimin e qeverisjes sistematike ndaj ndotjes nga anijet në lumin Yangtze me një fushatë për këtë çështje të përfunduar, bëri të ditur të enjten Prokuroria e Lartë e  Popullit (SPP).

Gjatë fushatës, 602 çështje janë ngritur nga prokurorët në të gjithë vendin, përfshirë 592 çështje gjyqësore administrative me interes publik, shkruan “Xinhua”.

Nëpërmjet trajtimit të rasteve u pastruan mbi 610 mijë metra katrorë ujëra të ndotura, 1400 tonë baltë dhe mbetje të ngurta dhe 200 tonë mbetje të rrezikshme, treguan të dhënat.

Prokuroria e Lartë e Popullit nisi fushatën në maj 2022 për të trajtuar problemet kryesore që lidhen me ndotjen e anijeve përgjatë lumit Yangtze. (Elona)

CFP

CFP