Kina ka gati 2 milionë shtretër në institucione të integruara mjekësore dhe të kujdesit për të moshuarit
2024-05-17 17:37:53

CFP

CFP

Komisioni Kombëtar i Shëndetit bëri të ditur se deri në fund të vitit 2023, më shumë se 7800 institucione të Kinës, të afta për të ofruar shërbime të integruara mjekësore dhe të kujdesit për të moshuarit, kishin 2 milionë shtretër në këto objekte.

Integrimi i kujdesit mjekësor dhe atij ndaj të moshuarve është një qasje e rëndësishme për Kinën për të trajtuar popullsinë e saj në plakje.

Aktualisht, ekzistojnë katër modele shërbimi në këtë drejtim, shkruan “Xinhua”.

Kina kishte rreth 280 milionë të moshuar të moshës 60 vjeç e lart deri në fund të vitit 2022, duke përbërë 19.8 për qind të popullsisë totale.

Numri i njerëzve të moshës 65 vjeç e lart kishte arritur në 209.78 milionë. (Elona)