Zyrtarët ushtarakë kinezë dhe amerikanë zhvillojnë një video-telefonatë
2024-05-17 19:20:32

Zyra për Bashkëpunim Ushtarak Ndërkombëtar të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës zhvilloi të enjten një takim video me ndihmës sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, me kërkesë të këtij të fundit, tha të premten Ministria e Mbrojtjes Kineze.

Foto:VCG

Foto:VCG

Zyrtari kinez tha se forcimi i komunikimit dhe shkëmbimeve mes ushtrive të Kinës dhe SHBA-së, ka injektuar elemente pozitive në marrëdhëniet e tyre, duke krijuar një situatë të fituar me vështirësi, që meriton të vlerësohet nga të dyja palët.

Të dyja ushtritë duhet t'i përmbahen respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm. Kjo është mënyra e duhur për t'u mirëkuptuar, tha zyrtari.

Zyrtari theksoi se bashkëpunimi ushtarak i SHBA me Tajvanin e Kinës, si edhe aktet separatiste të forcave të "pavarësisë së Tajvanit" janë burimet kryesore të kaosit, të cilat destabilizojnë ngushticat e Tajvanit. Vendosmëria e ushtrisë kineze për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial është e palëkundur.

Zyrtari tha se SHBA-ja inkurajoi akte në Detin e Kinës Jugore, për të nxitur mosmarrëveshje. Veprimet e Kinës për të mbrojtur të drejtat e saj janë plotësisht legjitime dhe të ligjshme, duke shtuar se vendosja e raketave me rreze të ndërmjetme në tokë nga SHBA, rrezikon seriozisht sigurinë rajonale. Nëse ajo është e vendosur të ketë rrugën e vet, sigurisht që do të përballet me kundërveprimin e vendosur të Kinës.(Elona)