Xi Jinping uron Ekspozitën e Tetë Kinë-Rusi
2024-05-17 20:32:57

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një letër urimi Ekspozitës së Tetë Kinë-Rusi.

Ekspozita u hap në të njëjtën ditë në Harbin, kryeqendra e provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore.

Duke theksuar se Ekspozita Kinë-Rusi është një platformë e rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomiko-tregtar, kreu i shtetit i Kinës shprehu shpresën që të gjithë sektorët e të dy vendeve të shfrytëzojnë plotësisht mundësitë e ofruara nga Ekspozita për të thelluar shkëmbimet, duke kontribuuar së bashku për bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë mes dy vendeve.

Me temën "Bashkëpunim, besim i ndërsjelltë dhe mundësi", Ekspozita e Tetë Kinë-Rusi organizohet bashkërisht nga Ministria e Tregtisë e Kinës, qeveria lokale e provincës Heilongjiang, Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë dhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së saj. (Zhang Yan/Elona)