Pekini, Tianjin dhe Hebei ndajnë mbi 7000 standarde në fusha të ndryshme
2024-05-17 12:08:42

Foto nga VCG

Autoritetet mbikëqyrëse të tregut të komunave të Pekinit dhe Tianjin, si dhe të provincës Hebei të Kinës veriore, njoftuan se mbi 7000 standarde që përfshijnë fusha të ndryshme janë ndarë brenda rajonit.

7478 standardet e përbashkëta të përdorura në zjarrfikje, ndërtim inxhinierik, turizëm, transport, çështje civile dhe fusha të tjera kanë ndihmuar në rritjen e konkurrencës së zinxhirëve të furnizimit industrial, duke avancuar zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei, thanë autoritetet, citon “Xinhua”.

Të dhënat tregojnë se ndër standardet e përbashkëta që janë realizuar, 2131 i përkasin Pekinit, 1033 Tianjin dhe 4314 Hebei.

Përveç kësaj, të tre vendet kanë ndërtuar së bashku 35 specifikime teknike metrologjike dhe kanë ndarë më shumë se 200 të tilla. (Elona)