Kina do të ulë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës
2024-05-16 15:10:16

CFP

CFP

Kina do të ulë sot çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi të mërkurën planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, shkruan “Xinhua”.

Çmimet e benzinës do të ulen me 235 juanë (rreth 33 dollarë amerikanë) për ton dhe çmimet e naftës me 225 juanë për ton, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen në përputhje me ndryshimet në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.

Tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës - Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur e Kinës - dhe rafineritë e naftës janë orientuar të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme, sipas komisionit.

Çmimet ndërkombëtare të naftës pritet të luhaten dhe të mbeten të dobëta në afat të shkurtër, sipas Qendrës së Monitorimit të Çmimeve të QKDR. (Irma)