Pekini do të promovojë konsumin e energjisë së pastër për automjetet me energji të re
2024-05-16 15:29:25

Foto nga VCG

Pekini do të promovojë konsumin e energjisë së pastër për automjetet me energji të re (NEV), mes përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e gjelbër, stilin e jetës së gjelbër dhe me karbon të ulët, njoftoi Komisioni komunal i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Sipas komisionit, do të mbështeten në mënyrë aktive institucionet publike, ndërmarrjet, parqet industriale, qendrat e të dhënave dhe operatorët e mbledhjes të tarifave për të blerë dhe përdorur energji elektrike të pastër për karikimin e  automjeteve me energji të re.

Deri më tani këtë vit, sasia e tregtimit të energjisë elektrike të pastër e arritur përmes platformës së tregtimit të energjisë elektrike ka qenë 2.4 herë më shumë se ajo në vitin 2023. (Irma)