“Twilight of the Warriors: Walled In” kryeson arkëtimet në Kinë
2024-05-16 14:57:38

Foto nga VCG

Thrilleri aksion i krimit “Twilight of the Warriors: Walled In” kryesoi arkëtimet ditore në Kinën kontinentale të martën, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, citon “Xinhua”.

Filmi i regjisorit të famshëm nga Hong Kongu, Pou-Soi Cheang, dhe me aktorë Louis Koo dhe Sammo Hung, regjistroi arkëtime ditore prej rreth 9.40 milionë juanë (rreth 1.32 milionë dollarë amerikanë).

Komedia kineze “The Last Frenzy” u rendit e dyta në listën e arkëtimeve ditore me 9.20 milionë juanë, pasuar nga filmi fantastiko-shkencor amerikan “Kingdom of the Planet of the Apes”, me 6.98 milionë juanë.

Arkëtimet ditore të martën nga kinematë në Kinën kontinentale arritën në 33.75 milionë juanë. (Irma)