Presidenti ukrainas anulon udhëtimin në Spanjë dhe Portugali
2024-05-16 15:14:12

Presidenti ukrainas (Foto Panorama)

Presidenti ukrainas (Foto Panorama)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka anuluar një udhëtim në Spanjë dhe Portugali. Sipas medieve, shkruan “Panorama”, vendimi është marrë për shkak të shtimit të sulmeve në Ukrainë.

Mbreti Felipe i Spanjës do të mbante një pritje për Zelensky-n të premten.

Lideri ukrainas më pas pritej të nënshkruante një marrëveshje bashkëpunimi dypalësh të sigurisë me kryeministrin e Portugalisë, Luis Montenegro.

Një zëdhënës i qeverisë portugeze tha se Zelensky kishte anuluar vizitën, por nuk dha një arsye.

Ndërsa qeveria spanjolle bëri të ditur se nuk mund të komentonte për arsye sigurie. (Irma)