Kryeministri i Sllovakisë Fico jashtë rrezikut për jetën pas goditjes, thotë ministri
2024-05-16 14:28:14

CFP

CFP

Kryeministri sllovak Robert Fico nuk është më në gjendje të rrezikshme për jetën, pasi u qëllua në një tentativë vrasjeje, gjatë një takimi qeveritar të mërkurën, tha një ministër qeveritar.

Personi i armatosur qëlloi pesë herë mbi Ficon, 59 vjeç. Fillimisht ai e la kryeministrin në gjendje kritike, i cili iu nënshtrua më pas të mërkurën në mbrëmje një ndërhyrje kirurgjikale.

"Isha shumë i tronditur, por fatmirësisht me aq sa di unë, ndërhyrja shkoi mirë. Mendoj se ai do të mbijetojë. Në këtë momente nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën", deklaroi për BBC Tomas Taraba, Zv/Kryeministër dhe Ministër i Mjedisit i Sllovakisë. (Xu Guang)

CFP

CFP