Gati 90% e fëmijëve me dëmtim të dëgjimit në Kinë përdorin implante kokleare
2024-05-16 14:21:31

CFP

CFP

CFP

CFP

Hulumtimi, zhvillimi dhe aplikimi i implanteve kokleare kanë mundësuar që gati 90 për qind e fëmijëve me dëmtim të dëgjimit në Kinë të dëgjojnë, të flasin dhe të ndjekin rregullisht kopshtet dhe shkollat, u bë e ditur në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Federata e Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës (CDPF), shkruan “Xinhua”.

Projektet e kërkimit shkencor në fushat e rehabilitimit të aftësisë së kufizuar, zhvillimit të mjedisit pa pengesa dhe teknologjisë ndihmëse janë përfshirë në planin e Kinës për kërkimin dhe zhvillimin kyç.

Sipas konferencës për shtyp, federata ka organizuar dhe zbatuar shtatë projekte të tilla deri më tani, duke tërhequr pjesëmarrjen nga 25 universitete, 16 institute kërkimore dhe 24 ndërmarrje.

CFP

CFP

CFP

CFP

Në pesë vitet e fundit, federata ka zhvilluar mbi 300 projekte kërkimore për të promovuar kërkimin dhe zbatimin e teknologjisë ndihmëse. Një sërë rezultatesh kërkimore tashmë janë aplikuar gjerësisht, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara, u tha në konferencën për shtyp. (Irma)