“Springer Nature” rrit bashkëpunimin kërkimor në Kinë
2024-05-16 14:41:44

CFP

CFP

Botuesi akademik ndërkombëtar “Springer Nature” ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin Fudan në Shangai, duke synuar krijimin e një mekanizmi bashkëpunimi afatgjatë dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të shumta, shkruan “Xinhua”.

Shefi operativ i “Springer Nature Group”, Marc Spenlé, deklaroi se partneriteti përfaqëson një tjetër moment historik në përpjekjet në rritje të kompanisë për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar kërkimor të Kinës.

“Springer Nature” do të ofrojë më shumë shërbime me cilësi të lartë në mbështetje të kërkimit të përsosmërisë së Universitetit Fudan dhe pret të shohë bashkëpunim të thellë dhe të gjerë midis palëve në fusha të ndryshme, tha ai.

Bashkëpunimi mbulon fusha duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve kërkimore, rritjen e shkencëtarëve të karrierës së hershme dhe studimin e tendencave të kërkimit shkencor ndërkombëtar.

“Shangai nuk është vetëm një qendër tregtare, por një qendër për inovacione”,- tha ai.

“Springer Nature” hapi një zyrë në Shangai rreth 12 vjet më parë përpara se të zgjerohej në qytete të tjera kineze.

Po ashtu, “Springer Nature” nënshkroi dhe një marrëveshje për bashkëpunim me Shoqatën Zhejiang për Shkencën dhe Teknologjinë dhe qytetin Wenzhou, në mbështetje të Samitit Botëror të Shkencëtarëve të Rinj, të organizuar nga Wenzhou, për t'u mundësuar shkencëtarëve të karrierës së hershme nga Kina dhe pjesa tjetër e botës që të bashkëpunojnë dhe të lulëzojnë së bashku.

Spenlé theksoi se Kina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në inovacion dhe ka kontribuar në gjetje të shkëlqyera shkencore.

Në Indeksin Global të Qendrave të Inovacionit, Kina kishte tre qytete ose rajone të renditura ndër 10 më të mirët në botë. (Irma)