Wang Yi do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të OBSh-së dhe do të vizitojë Kazakistanin e Taxhikistanin
2024-05-16 21:27:33

 Foto:VCG

Foto:VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin njoftoi të enjten në Pekin se, nga 18 deri më 21 maj, me ftesë të ministrit të Jashtëm kazakistanas Murat Nurtleu dhe atij taxhikistanas Sirojiddin Muhriddin, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) dhe do të bëjë vizita zyrtare në Kazakistan e Taxhikistan. (Zhang Yan/Artan)