Presidenti amerikan
Administrata amerikane njoftoi ligjvënësit kryesorë amerikanë se do t’i dërgojë Izraelit një paketë të re ndihme prej mbi 1 miliard dollarësh në armatime dhe municione, deklaruan tre ndihmës të anëtarëve të Kongresit në SHBA, shkruan “Panorama”.
Kjo është dërgesa e parë e armëve për Izraelin që njoftohet nga SHBA-ja qëkur presidenti Biden ngriu në fillim të muajit një transferim armësh ku përfshiheshin rreth 3500 bomba.
Administrata amerikan bëri të ditur se e ndërpreu transferimin e mëparshëm me qëllim që Izraeli mos t’i përdorte bombat në ofensivën ndaj qytetit Rafah të Gazës, ku janë grumbulluar një numër i madh njerëzish si rezultat i konfliktit.
Ndihmësit e ligjvënësve folën në kushte anonimiteti për transferimin e armëve.
CFP
Paketa që po dërgohet përfshin municione tankesh me një vlerë prej 700 milionë dollarësh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe predha mortajash që kapin vlerën e 60 milionë dollarëve, thanë ndihmësit.
Nuk ka të dhëna se kur do të dërgohen armët, ndërsa Izraeli ka shtatë muaj që vazhdon luftën kundër Hamasit në Gaza. (Irma)