Foto nga VCG
Zona demonstruese e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik midis Kinës dhe Gjermanisë ka tërhequr më shumë se 100 ndërmarrje gjermane, duke arritur një shkallë industriale vjetore prej 40 miliardë juanë (rreth 5.53 miliardë dollarë amerikanë), u bë e ditur në një forum të mbajtur në Pekin, shkruan “Xinhua”.
Forumi dëshmoi një trend të zhvillimit bashkëpunues midis kampionëve të fshehur kino-gjermanë (evropianë) dhe grupimeve inovative të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Kampionët e fshehur u referohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shumë të suksesshme, por më pak të njohura, të cilat janë liderë globalë për sa i përket pjesës së tregut në vendet e tyre përkatëse. Gjermania ka rreth 500 kampionë të fshehur.
Të pranishmit në forum thanë se e konsiderojnë bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjik kino-gjerman si një model për bashkëpunimin global.
Përfaqësuesit e parqeve industriale kino-gjermane, në rajone kineze si Pekini, Taicang, Qingdao, Wuhan dhe Hefei, nënshkruan një nismë gjatë forumit, që synon të integrojë ekosistemet e bashkëpunimit në rajone dhe industri të ndryshme.
Me një investim total prej 5 miliardë eurosh (rreth 5.4 miliardë dollarë amerikanë), zona e demonstrimit të bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik Kinë-Gjermani në Pekin shihet si një portë kyçe për bashkëpunimin kino-gjerman në kryeqytetin kinez. (Irma)