Kinë-Rusi, deklaratë mbi thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkërendimit për një epokë të re
2024-05-16 14:54:51

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan dhe publikuan të enjten një deklaratë të përbashkët mbi thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkërendimit Kinë-Rusi për një epokë të re, me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike midis të dy vendeve. 

Ata dëshmuan gjithashtu nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh dhe u takuan me shtypin pas bisedimeve në grup të vogël dhe në grup të madh.

Rreth orës 4 të së enjtes sipas orës së Pekinit, presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Pekin me avion të posaçëm. 

Me ftesë të homologut kinez Xi Jinping, Putini do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Kinë. Kjo është një vizitë e rëndësishme në kuadrin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Rusisë, dhe është gjithashtu vizita e parë shtetërore e presidentit Putin gjatë mandatit të tij të ri. 

Përveç Pekinit, Putini do të vizitojë qytetin Harbin dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 8-të Kinë-Rusi dhe Forumit të 4-t të Bashkëpunimit Lokal Kinë-Rusi, si edhe do të vizitojë Institutin e Teknologjisë të Harbinit.(Artan)