Roja Bregdetare e Kinës mban nën vrojtim anijet filipinase në ujërat e ishullit Huangyan
2024-05-16 17:34:26

Të enjten, disa anije filipinase u mblodhën ilegalisht në ujërat rreth ishullit Huangyan të Kinës, duke zhvilluar aktivitete që nuk kanë të bëjnë me peshkimin. Roja Bregdetare e Kinës forcoi monitorimin dhe mblodhi dëshmi në terren.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Disa anije filipinase u mblodhën në mënyrë të paligjshme 60 milje detare në lindje të ishullit Huangyan, duke bërë foto dhe duke xhiruar video, nën "mbrojtjen" e anijeve zyrtare të Filipineve. Pala filipinase bëri një "farsë", duke u shtirë sikur po hidhte rrjeta, duke  demonstruar flamurin dhe veprime të tjera. Roja Bregdetare e Kinës mbajti nën vrojtim të gjitha anijet përkatëse.