Kina do të rekrutojë 37.000 të diplomuar për të dhënë mësim në zonat rurale
2024-05-15 15:05:41

CFP

CFP

Kina planifikon të rekrutojë rreth 37.000 të sapodiplomuar për të dhënë mësim në shkollat fillore dhe të mesme në zonat rurale, bëhet e ditur në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Arsimit, cituar nga “Xinhua”.

Rekrutimi është në kuadrin e një programi arsimor special të nisur nga qeveria në vitin 2006. Programi synon të ndihmojë në kapërcimin e hendekut arsimor midis zonave rurale dhe urbane duke rekrutuar mijëra mësues me diplomë kolegji për të punuar në zonat rurale çdo vit, veçanërisht në rajonet e pafavorizuara ekonomikisht në Kinën qendrore dhe perëndimore.

Mësuesit e rekrutuar sipas programit në përgjithësi shërbejnë për një mandat trevjeçar, gjatë të cilit pagat dhe subvencionet e tyre paguhen nga qeveria qendrore dhe pushteti vendor.

CFP

CFP

Sipas ministrisë, rekrutimi këtë vit do të ketë prioritet lëndët pa mësues të kualifikuar në zonat rurale, si edukimi fizik, anglishtja, shkenca, artet dhe psikologjia. (Elona)