Ukraina thotë se ka tërheqë trupat nga disa pjesë të rajonit Kharkiv
2024-05-15 16:23:11

CFP

CFP

Ukraina ka tërhequr trupat pranë disa fshatrave në rajonin lindor të Kharkiv, njoftoi ushtria ukrainase.

"Në disa zona, rreth Lukyantsi dhe Vovchansk, njësitë tona manovruan dhe lëvizën në pozicione më të favorshme, në përgjigje të zjarrit armik nga trupat tokësore. Kjo për të shpëtuar jetën e ushtarakëve tanë, si dhe për të shmangur humbjet." - njoftoi ushtria natën midis të martës dhe të mërkurës. (Xu Guang)