Kina lejon hyrjen pa viza të grupeve të huaja turistike me anije lundrimi
2024-05-15 16:25:32

CFP

CFP

Kina miratoi të mërkurën një politikë që lejon hyrjen pa viza të grupeve të huaja turistike në bordin e anijeve lundruese, në portet e përcaktuara përgjatë vijës bregdetare të vendit.

Sipas Administratës Kombëtare të Emigracionit, grupet e huaja turistike prej dy ose më shumë personash, që udhëtojnë me anije lundrimi turistike, të cilat organizohen dhe priten nga agjencitë vendase të udhëtimit, mund të hyjnë në Kinë pa vizë, në 13 porte të përcaktuara të lundrimit.

Portet detare të përcaktuara gjenden në Komunën Tianjin, Dalian në provincën Liaoning, Komunën e Shangait, Lianyungang në provincën Jiangsu, Wenzhou dhe Zhoushan në provincën Zhejiang, Chongqing në provincën Fujian, Qingdao në Shandong, Guangzhou dhe Shenzhen në provincën Guangdong, Beihai në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang, dhe Haikou dhe Sanya në provincën Hainan.

Turistët mund të qëndrojnë në vend deri në 15 ditë. Ata duhet të udhëtojnë në portin tjetër me po të njëjtën anije lundrimi, deri sa anija të dalë nga Kina. (Xu Guang)