Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shangai do të shfaqë javën e filmit francez
2024-05-15 11:42:09

Festivali i 26-të Ndërkombëtar i Filmit në Shangai, i planifikuar nga 14 deri më 23 qershor, pritet të shfaqë javën e filmit francez, thanë organizatorët në një konferencë për shtyp të martën, cituar nga “Xinhua”.

Sipas tyre, meqenëse ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë, ngjarja është kuruar për të shfaqur sharmin e filmave bashkëkohorë francezë.

Festivali i sivjetshëm do të paraqesë një javë filmash fantastiko-shkencorë që përqendrohet tek inteligjenca artificiale.

Ngjarja pritet t'i ofrojë audiencës një përvojë të larmishme kinematografike të klasikëve me temë inteligjencën artificiale dhe publikime të fundit.

Java e filmit fantastiko-shkencor do të organizojë forume të veçanta për të eksploruar se si zhvillimi i inteligjencës artificiale mund ta çojë përpara industrinë e filmit. (Elona)