Hapet në aeroportin Shenzhen salla e parë për kafshët shtëpiake
2024-05-15 11:45:20

Foto:VCG

Foto:VCG

Aeroporti Ndërkombëtar në Shenzhen Bao'an ka hapur sallën e parë speciale të Kinës për kafshët shtëpiake, pasi numri i tyre në rritje në qytet ka krijuar një kërkesë të madhe për akomodime.

Salla e pritjes prej 210 metrash katrorë është e pajisur me një sistem gjithëpërfshirës që mund të sigurojë monitorim 24-orësh të temperaturës, lagështisë, niveleve të PM2.5 dhe PM10 dhe amoniakut dhe është në gjendje të japë paralajmërime të hershme, shkruan “China Daily”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Çdo kafshë shtëpiake ka një hapësirë të veçantë dhe ofrohen shërbime si kontrollet e sigurisë, inspektimi i rregullt, ushqimi dhe kujdestaria falas për shkak të vonesave të fluturimit. Po ashtu, është ngritur edhe një hapësirë argëtimi për kafshët shtëpiake.

Madhësia e ekonomisë kineze të kafshëve shtëpiake arriti në 592 miliardë juanë (81.9 miliardë dollarë) vitin e kaluar, me një rritje vjetore prej 20.1 për qind, treguan të dhënat nga firma e inteligjencës së tregut “iiMedia Research”.

Tregu pritet të rritet në 811 miliardë juanë deri në vitin 2025. (Elona)