Libri i Xi Jinpingut mbi modernizimin kinez publikohet në gjuhën ruse
2024-05-15 20:19:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Versioni në gjuhën ruse i librit me fjalime nga Xi Jinpingu mbi modernizimin kinez u publikua nga Shtëpia e Botimit, Përpilimit dhe Përkthimit pranë Komitetit Qendror të PKK.


Ky libër është përpiluar nga Instituti i Historisë dhe Letërisë pranë Komitetit Qendror të PKK. Ai përmbledh fjalimet kryesore të Xi Jinpingut nga nëntori 2022 deri në tetor 2023 mbi modernizim kinez.


Versioni në gjuhën ruse dhe versionet e botuara më parë në gjuhën angleze dhe franceze të këtij libri, do të ndihmojnë lexuesin e huaj të kuptojë më thellë sistemin teorik dhe kërkesat praktike të modernizimit kinez. Kjo ka rëndësi të veçantë për përmirësimin e kuptimit të komunitetit ndërkombëtar në përpjekjet e përbashkëta drejt modernizimit.