Takimi i ministrave të jashtëm, Kina dhe Brunei zotohen të rritin bashkëpunimin
2024-05-15 14:29:52

ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi bisedimet të martën në Pekin me ministrin e Jashtëm të dytë të Bruneit Dato' Erywan Pehin Yusof/Ministria e Jashtme e Kinës

Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Brunein, për t'i çuar marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve në një nivel të ri, vuri në dukje ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë bisedimeve që zhvilloi të martën në Pekin me ministrin e Jashtëm të dytë të Bruneit Dato' Erywan Pehin Yusof.

Pala kineze është e gatshme të punojë me Brunein për të vendosur objektivin afatgjatë të krijimit të përbashkët të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët dhe për ta ngritur partneritetin strategjik midis dy vendeve në një nivel të ri, tha Wang, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Kina dëshiron të punojë me vendet e ASEAN-it për ta zbatuar plotësisht dhe efektivisht Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe të përpiqet për hartimin sa më parë të një Kodi të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore efektiv dhe thelbësor, shtoi Wang.

Nga ana e tij, Erywan theksoi se Brunei beson fuqishëm se zhvillimi i Kinës është një proces historik i pandalshëm, ka besim të plotë në ekonominë kineze dhe pret që zhvillimi i Kinës të nxisë zhvillimin e përbashkët të vendeve të rajonit.

Ai tha se Brunei është i gatshëm të punojë ngushtë me Kinën për të ruajtur paqen e qëndrueshmërinë rajonale dhe për të nxitur zhvillimin e begatinë e përbashkët.(Xu Guang)