Kinë, ekspozitë për të nxitur tregtinë dhe investimet në rajonin qendror
2024-05-15 11:23:42

Ekspozita e 13-të e Kinës Qendrore do të mbahet në provincën Hunan, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tregtinë dhe investimet në rajonin qendror të vendit, njoftoi Ministria e Tregtisë.

CFP

CFP

Ekspozita, e planifikuar nga 31 maji deri më 2 qershor, do të shfaqë më shumë se 20 aktivitete, tha në një konferencë shtypi të martën zëvendësministri i Tregtisë, Ling Ji, citon “Xinhua”.

Rajoni qendror i Kinës përfshin gjashtë provincat Shanxi, Henan, Anhui, Hubei, Hunan dhe Jiangxi. Vendi ka theksuar përshpejtimin e rritjes së rajonit qendror si pjesë e masave për nxitjen e zhvillimit të koordinuar rajonal.

Sipas Ling, promovimi i investimeve në ekspozitë do të shfaqë industrinë e përparuar të prodhimit, duke përfshirë materialet e reja, inxhinierinë elektronike të informacionit dhe automjetet me energji të re. Aktivitetet e bashkimit të projekteve do të fokusohen në ndihmën e kompanive me zgjerimin e tregut jashtë shtetit dhe promovimin e bashkëpunimit midis sektorëve të teknologjisë shkencore, industriale dhe financiare.

Deri tani, rreth 60 institucione të huaja, dhoma të tregtisë dhe shoqata dhe afro 100 kompani shumëkombëshe në mbarë botën janë regjistruar për ekspozitën.

Që kur u hap për herë të parë në vitin 2006, ekspozita ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit të koordinuar të ekonomisë rajonale dhe zgjerimin e hapjes së rajonit qendror.

Gjithsej 433 projekte u nënshkruan në ekspozitën e 12-të, ndër të cilat 25 ishin projekte me investime të huaja, treguan të dhënat. (Elona)